E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili apel për dhurimin vullnetar të gjakut

"Dhurimi i gjakut në Shqipëri vazhdon të jetë dhe mbetet element strategjik i MSH, për arsye se mungesa e gjakut do të thotë mungesa e një prej përbërësve jetikë në punën e përditshme të sistemit shëndetësor në vend, por dhe kudo gjetkë ku ky sistem ofrohet", u shpreh Vasili.

Kreu i shëndetësisë publikoi disa shifra të dhurimeve të gjakut në vend, krahasuar këto me vitin 2005, kur dhe është miratuar Strategjia përkatëse për Dhurimin e Gjakut. "Një nga shifrat më impresionuese është që, nëse në vitin 2005, 80 % e sasisë së gjakut sigurohej nga dhurues me pagesë, sot vetëm 20 % e kësaj sasie sigurohet nga këta dhurues", vuri në dukje ministri i Shëndetësisë. Në përgjithësi, në vitin 2009, numëroheshin 22 724 dhurime të gjakut, kundrejt 14 mijë që ishin në 2005.

"Dhurimi i gjakut është veprim human, ndërsa nga ana shëndetësore nuk i bën dëm organizimit të njeriut, por vetëm mirë. Nga ana tjetër, jemi të qetë që kur të afërmit, apo njohurit tanë të kenë probleme mjekësore, nuk do të ketë problemin e gjakut", tha ministri Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›