E Diel, 1 Nëntor 2026

Blatter: Vuvuzelat nuk do të ndalohen

Vuvuzelat nuk do të ndalohen. Kështu është shprehur presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, në faqen e tij në Twitter.

“Nuk marr në konsideratë ndalimin e muzikës tradicionale të tifozëve në vendin e tyre. Do donit të ndaloheshin traditat e fansave në vendin tuaj?”, deklaroi Blatter.

“Gjithnjë kam thënë se ka një tingull dhe një ritëm të ndryshëm”, shton ai.

Dje presidenti i komitetit organizator, Danny Jordaan, nuk kishte përjashtuar marrjen e masave anti-vuvuzelas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›