"Ju tregoj sherrin qe coi ne rrembim"
Ngjarja e para gjashte diteve, kur tre persona perfunduan ne pranga, per "heqje te paligjshme te lirise" te Indrit Alkut, erdhi pas nje perplasjeje mes ketij te fundit e shokut te tij, Erion Rryci, si dhe tre te dyshuarve. Ne nje prononcim per "Koha Jone", 19-vjecari Erion Rryci, detajon ngjarjen e ndodhur dhe zhvillimet pararendese. Erioni evidenton se perkunder dyshimeve te para te policise, perplasja nuk ka ardhur per ndonje borxh apo per ndonje skedine sportive. Sakaq, ai i ben apel policise qe "te arrestoje personin qe me ka goditur me pistolete ne koke". I riu, pronar i nje pike interneti ne Laprake, tregon se me 15 shkurt, rreth ores 17:00, ne bllokun "Gintash", Laprake, "nje person i quajtur, Urim Mera, 30 vjec, me makinen e tij tip "Touareg", me targa TR 9952 I, ngjyre gri (ish- banor i lagjes), ka goditur Lorenc Qafen dhe e ka hedhur 3 metra larg ne toke". Erioni thote se "ai nuk kerkoi ndjese dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke u ofenduar nga Lorenci dhe shoket e tij, midis te cileve edhe Indrit Alku". Rreth ores 19:00, detajon 19-vjecari, "Urim Mera bashke me dy persona te tjere ka ardhur te pika ime e internetit, me emrin "Internet Center 2E", dhe ka kerkuar Lorencin. Vellai im, Ermiri, i ka thene qe nuk eshte ketu. Ai ka kerkuar qe Ermirit t'i telefononte Lorencit, gje qe e ka bere dhe Lorenci i ka thene qe po vjen tek interneti".
Aty, vijon rrefimi, "Urimi ka filluar te ndeze nje zenke me vellane tim dhe i ka futur duart ne fyt. Une i jam drejtuar Urimit per ta goditur me disa shoket e mi, por njeri nga personat qe e shoqeronin, qe une nuk e kisha pare ndonjehere, me ka goditur me te pasmen e pistoletes ne koke, duke me shkaktuar gjakderdhje dhe ia ka drejtuar shokeve dhe klienteve te mi, qe ishin ne internet, ku midis te cileve ka qene edhe Indrit Alku". Erioni vijon se "te tre jane larguar me makinen e Urimit, kurse une jam transportuar ne Spitalin Ushtarak dhe pastaj jam drejtuar ne Komisariatin numer 3 per te bere nje kallezim penal rreth ngjarjes".
Ngjarja nuk ka perfunduar ketu. Erioni thote se nje jave me vone, me 22 shkurt, "rreth ores 19:00, Urim Mera 30 vjec, Artan Gjoka, 40 vjec dhe Etion Haka, 20 vjec, kane ardhur me makinen e Urimit tek interneti im, ku edhe disa shoke te Urimit, gjithsej kane qene rreth 10 veta. Artani ka goditur me shpulla vellane tim me te vogel dhe pasi une jam revoltuar tej mase, duke i ofenduar, jam larguar drejt shtepise per t'u kthyer serish per te kundervepruar". Erioni thote se, pasi u kthye, "ata ishin larguar, duke marre me force Indrit Alkun ne makinen e tyre". Ne keto caste, rrefen 19-vjecari, "kam lajmeruar policine dhe brenda pak minutash jane paraqitur tek interneti im, ku i kam treguar cfare kishte ndodhur". Sakaq, vijon i riu, "Indriti i kishte ikur atyre jo shume larg Spitalit Ushtarak".
Pronari i pikes se internetit shton se "une bashke me Indritin dhe Ermirin u shoqeruam ne polici per te deklaruar. Pas pak minutash, te tre personat, qe kishin marre me force Indritin, u arrestuan nga policia dhe iu komunikua akuza e rrembimit te personit ne bashkepunim, qe rrezikon 3-7 vjet burg, sipas nenit 110 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise". Ne kete pike, 19-vjecari Erjon Rryci, u ben apel forcave te rendit: "Une kerkoj nga policia qe te arrestoje personin qe me ka goditur me pistolete ne koke", deklaron i riu.