"Rrezikohet kthimi me force e romeve ne Kosove"
Ekziston rreziku qe shtetet evropiane, ku rome kosovare kane gjetur strehim, te kthehen me force ne Kosove, me supozimin qe Kosova eshte bere nje shtet sovran dhe i sigurt. Kete pohim e bene ne mbledhjen e 7-te plenare treditore ne Murska Sobota te Sllovenise, anetaret e Parlamentit te Bashkimit Nderkombetar te Romeve (BNR). Mbledhja trajtoi gjendjen e tanishme te romeve ne Evrope, dhe vendosi te beje disa rekomandime. Kjo organizate tha se te kthyerve te mundshem u duhet siguruar nje stabilitet i qendrueshem ne shkollim, strehim, qasje ne sherbimin mjekesor e te punesimit. Ketu theksohet se "kthimi duhet te jete rezultat i zgjedhjes se lire nga personat apo familjet ne fjale e ne asnje menyre nje vendim administrativ qe u imponohet atyre".
Stanislau Stankieicz, President i Bashkimit nderkombetar te romeve, tha se "nje kujdes i vecante duhet bere ne rindertimin material e shoqeror te lagjeve rome (mahale) ne te gjitha lokalitetet". "Vecanerisht ne Mitrovice, theksoi ai, ku perpjekje te konsiderueshme, por te pavena ne dukje, jane bere nga rome te ketij qyteti". Ndersa Dragan Jevremovic, kryetar i parlamentit boteror te romeve, shprehu gatishmerine te veproje si mediator i mundshem ne dialogun midis romeve kosovare dhe autoriteteve te njohura ne Kosove.