Pengmarrja per hashash, mbeten ne burg lazaratasit
Gjykata e Rrethit te Gjirokastres ka vendosur mesditen e djeshme te lere ne burg pa afat tre banoret e fshatit Lazarat, te akuzuar per "heqje te paligjshme te lirise se tjetrit". Sipas akuzes, vepra penale e konsumuar nga 42-vjecari Jaho Skenderi, 34-vjecari Roland Dalani dhe 30-vjecari Tahir Cela eshte kryer ne rrethana cilesuese, pasi eshte shoqeruar me vuajtje fizike per viktimen. Urdhri i arrestit per tre lazaratasit eshte leshuar pas denoncimit te 18-vjecarit Alban R., nga qyteti i Libohoves. Ai ka treguar se tre personat e kane marre peng ne nje rruge te qytetit, kater dite me pare, e kane cuar ne periferi nen kercenimin e nje pistolete dhe e kane rrahur, derisa eshte mbytur ne gjak. Viktima ka treguar se tre rrembyesit i kane kerkuar 15 kilograme hashash, duke e akuzuar per vjedhjen e droges ne nje kasolle bagetish. Trupi gjykues pranoi kerkesen e prokurorise per masen e sigurise, duke perfshire edhe Tahir Celen, qe do te procedohet ne mungese.
B. Kore