E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juani nen trysnine e mbivleresimit

Finance Para takimit te rendesishem mes Bashkimit Europian dhe Kines

Grindja qe zien prej vitesh midis SHBA-se dhe Kines rreth vleresimit te duhur te monedhes kineze rrezikon te shkallezohet. Dhoma e Perfaqesuesve miratoi projektligjin qe mundeson dogana ndeshkuese mbi prodhimet kineze. Ne nje aspekt te caktuar marredhenia midis SHBA-se dhe Kines i ngjan asaj te nje narkomani me tregtarin e droges. Kinezet shesin mallra te leverdishme ne SHBA dhe me parate e nxjerra blejne obligacione shteterore amerikane. Ne kete menyre ata shmangin qe vlera e monedhes se tyre renminbi kundrejt dollarit te rritet dhe krahas kesaj financojne huat e amerikaneve. Keta konsumojne me zell prodhime Made in China shpenzojne per kete ato para qe praktikisht i kane marre hua prej kinezeve. Rezultati Cdo kater vjet bilanci i deficitit tregtar te SHBA-se me Kinen dyfishohet. I deshirueshem dhe me mire do te ishte nje raport i baraspeshuar midis importeve dhe eksporteve. Qeveria amerikane kerkon nje mbicmim me te shpejte te renminbise monedha kineze renminbi e quajtur edhe juan me shpresen se prodhimet kineze do te shtrenjtohen dhe kesisoj bie eksporti ne SHBA. Kjo do ta ulte deficitin tregtar. Por midis bilancit tregtar dhe vleresimit te monedhes nuk ka kurrfare lidhjeje mendon Xu Hongcai i China Center for International Economic Exchanges Cmimet per lende te para dhe per pune ne Kine jane te uleta jo monedha. Koncernet nderkombetare edhe ato amerikane blejne lende te para ne rrafsh global i perpunojne ne Kine dhe prodhimet i shesin ne mbare boten. Nepermjet kesaj lind nje tepri per Kinen. Kjo nuk ka te beje me monedhen. Trysnia ne SHBA u detyrohet zgjedhjeve te aferta per Kongresin thote me tej Xu. Papunesia nuk po leviz nga niveli gati 10 per qind. Ceshtja e monedhes eshte pra nje teme e mirepritur per te larguar vemendjen nga problemet e veta mendon eksperti monetar kinez. Vec kesaj SHBA-ja shpresonte shume prej paralajmerimit te Bankes Qendrore Kineze ne qershor qe te hiqte dore nga fiksimi i renminbise te dollari dhe ta bente ate me te luhatshem. Por qe atehere renminbija qe ne kinezisht do te thote monedhe popullore eshte mbicmuar vetem me 18 per qind kundrejt dollarit. Edhe eksperte ekonomike te tjere mendojne se amerikanet jane naive ne qofte se besojne se ne nje gjendje te pasigurt ne ekonomine boterore Kina do ti hyje rrezikut te lejoje fleksibilitet me te madh monetar. Per arsye te mungeses se besimit te dollari renminbija luan qe sot nje rol te rendesishem si monedhe llogarie ne hapesiren aziatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›