Takim me Pitkinin ne ishullin e Sazanit
-Atebote te 1968-s isha 11 vjec Pitkini nuk e di sa ishte.
Legjenda e filmave komike angleze Ser Norman Uisdom u nda nga jeta ne moshen 95-vjecare. Shume i dashur per publikun shqiptar ai u njoh me se shumti me alteregon e tij personazhin e njohur Pitkini. Vdekjen e komedianit me origjine nga Londra e njoftoi i biri mbremjen vone te se henes
Ne pushimet e dhjetorit te 1968-es po udhetoja me anije drejt ishullit te Sazanit. Daja im Kadriu ishte emeruar komisar i ishullit. Daja me ftonte ne vendet ku levizte me gjithe familje. Na desh shume Fiqja e shoqja kuptohet pa ndodhte kjo. Anija shkonte njehere ne jave nga Vlora ne ishull dhe conte furnizimet e javes per ushtaret. Kish shume ushtare ne ishull ate vjeshte kur Shqiperia sa kish dale nga Traktati i Varshaves.
Kur te shkosh atje takoma vellane Luanin dhe jepi kete dhjetelekesh ti blej ingranazhe me porositi moshatari im Ylli i Azizit qe me tregoi se ne ishull do te shihja shume lepuj aq sa sipas tij mund ti gjuaja me shqelm si nje top futbolli. Anija cante dallget me bashin e ngritur nga pasha e furnizimit te ri.
Mes dengjeve me presh te zverdhur arkave me buke e marmelate molle dhe thaseve me fasule rrinte urte Pitkini mbledhur kruspull ne teneqete e filmit. Ate cast nuk e dija qe ai ish aty por ne te gjitha mbremjet e atij dyjavori ne ishull do ta takoja permes carcafit te kinemase cdo mbremje duke qeshur e bertitur si i marre brenda kabines se kinooperatorit te vetmit vend te lire per nipin e komisarit ne sallen e mbushur ding ku era e forte e djerses se 18-vjecareve qimepadirsur dhe e duhanit te pire tinez te shponte hundet edhe pertej xhamit njelloj si te qeshurat dhe fishkellimat per cdo grimase te burrit te shkurter Pitkin qe bente gallata here ne spital dhe here i veshur si ushtar.
Ushtaret tane vinin nje ore para per te pare Pitkinin dhe zinin radhe ne te ftohte jashte kinemase pa fjale.
Kinemaja ishte i vetmi vend argetimi per ta ne ishull ku komedianet e Estrades nga Tirana apo Vlora nuk mund te vinin. Nuk mund te vinin se duhej te gjithe pa perjashtim te kishin biografine e mire. Ta kishin te tille qe te mos arratiseshin. Sazani e kish dy pashe larg Italine
Por Pitkini e kish biografine e mire. Te filmat e tij nuk kish shfrytezim te njeriut nuk kish prifterinj fare nuk kish as skena me puthje e ca gjera te tjera me te forta qe ne ate kohe na thoshin se duheshin bere vetem me gruan tende kur te martoheshe dhe me drita te fikura Piktini lejohej te hynte ne Ishull pa problem. Tani po thone se ai ish i vetmi komedian i huaj i Perendimit qe ish i lejuar te shfaqej ne kohen e Enver Hoxhes. Po ta pranoja kete do te mohoja biletat e shitura me te shtrenjte qe kam bere gjate gjimnazit te kinema 17 Nentori per filmat me Fernandelin apo Lui De Fynene Gina Lolobrixhiden apo Zharar Filipinhellip
Gjithsesihellip
Dje ne mengjes kur lexova lajmin e vdekjes te Norman Uisdom ne faqen e BBC-se nxitova tua them prinderve.
-Kush eshte ky ndash tha ime me.
- Ai futbollisti...
- Jo moj Eumlshte Pitkinihellip
-Cthua Gjynah Ishte njeri i mire. Ti rrojne femija
E kam takuar Norman Uisdom-in per here te pare ne 1995-n. Keshilli Britanik e kish ftuar dhe ish ne hall a do te vinin njerez per ta pritur. Mbaj mend Li Pazarin rojtarin grindavec te bicikletave gjate ndeshjeve te futbollit ne Qemal Stafa qe atehere mbante nje pale mustaqe spic. Ashiqare dukej qe kish pasur biografi te keqe. Ai ishte veshur si per dasme per ta takuar Pitkinin dhe e takoi duke e puthur si puthet nje mik i vjeter qe gjen kohen pas shume vitesh te te beje vizite ne shtepine tende.
Nga nje tjeter vizite e Norman Uisdom-it mbaj mend qe hyri ne fushen e blerte te futbollit kur luanim me Angline i veshur pjesen e pare kuqezi dhe ne pjesen e dyte bardhekuq. Ne te dy heret u duartrokit shume me teper se Devid Bekam ylli i asaj kohe ne Angli. Gjate vajtje-ardhjeve te mia ne Angli shpesh e kam pasur veshtire tu shpjegoj miqve ne tavolina pse ne Shqiperi Norman Uisdom duhej shume me shume se ne Angli. Mbaj mend tu kem treguar historine time ne ishull me Pitkinin ate histori qe rrefeva me lart ca anglezeve moshatare ne shtepine e Patricia Nuxhit ne Fullham. Kur u theksova se Pitkinin ne spital e kam pare 12 here ata me pane me nje pale sy sikur une te paskesha qene i marre dhe te kisha nevoje per spital.