Jude Law dhe Rachel Wise, rrëmbejnë çmimin West për aktorët më të mirë
Jude Law dhe Rachel Wise janë fitues të çmimit West për aktorët më të mirë, që ndahen nga admiruesit e përbotshëm të teatrit. Jude Law e ka merituar çmimin për rolin e realizuar tek Hamleti dhe Raicel Wise e ka marrë çmimin e saj për pjesën Tramvaji me emrin dëshirë. Pjesa e re teatrore Duke pritur Godonë me Ijana McLen dhe Patrick Stuart është shpallur si ngjarja më e arritur teatrore e këtij viti. Rowan Atkinson, që në Shqipëri është i njohur si
Mr. Bean, ka marrë çmimin më të mirë në Musical për pjesën "Oliver!", që nga ana tjetër si pjesë ka marrë çmimin më të lartë për realizimin e Musical. Çmimi më i lartë për aktoren femër ka shkuar për Patini Miler për rolin e interpretuar tek motrat në pjesën "Sister Act!". Pjesa Jerusalim e Jez Buttervort ka marrë çmimin më të lartë për pjesën më të mirë teatrore, ndërsa Tramvaj me emrin dëshirë ka marrë çmimin e lartë të dramës më të mirë. Për të gjitha këto çmime kanë votuar në internet 46.000 persona.