Judi Dench nderohet në Çeki
Aktorja veterane britanike Judi Dench do të nderohet në festivalin e filmit në Karlovy Vary në Çeki.
76 vjeçarja fituese e çmimit Oscar ndodhet në qytetin piktoresk për të paraqitur filmin e natës së hapjes, një adaptim i ri i Jane Eyre, në të cilin paraqitet ajo.
Dench, më vonë në një ceremoni, do të pranojë shpërblimin Globi i kristaltë për kontributin e saj të shquar në kinemanë botërore.
John Turturro gjithashtu do të marrë pjesë në festival, i cili do të zgjasë deri më 9 korrik.
Aktori amerikan, ylli i filmave ‘Barton Fink’ dhe ‘Transformers’, do të pranojë gjithashtu një shpërblim nga ky festival.
Një juri, e udhëhequr nga regjisori hungarez, Istvan Szabo, do të vendosë se cili prej 12 filmave do ta fitojë javën e ardhshme Globin e kristaltë.
Festivali, i njohur për atmosferën e tij relaksuese, zhvillohet që prej vitit 1946.
Nderimi i fundit është një prej të shumtëve që Dame Judi – e njohur për rolin e saj si M në filmat e James Bondit, e ka pranuar së fundmi.