E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terim konfirmon largimin e Canës

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 13:01

Galatasaray të shtunën paradite ka udhëtuar drejtë Austrisë, ku do t’i zhvillojë përgatitjet për sezonin e ri. Gjiganti turk ka udhëtuar pa Lorik Canën, i cili është pranë kalimit te klubi italian Lazio.

Trajneri i ri i Galatasarayt, Fatih Terim, u ka thënë medieve turke se reprezentuesin e Shqipërisë e ka lënë në Stamboll për të diskutuar rreth transferimit të tij. Deklarata e strategu turk ka lënë të kuptohet se 27 vjeçari është shumë pranë transferimit në kryeqytetin italian.

Lazio e ka ofruar portierin uruguaian Muslera për ta sjellë ish futbollistin e Marseilles në stadiumin Olimpico. Cana verën e vitit të kaluar ishte transferuar në Galatasaray nga ekipi anglez Sunderland.

Mirëpo, paraqitjet e Canës me klubin nga Stambolli nuk lanë ndonjë përshtypje të madhe. Kështu ish mesfushori i PSG’së pritet që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit italian, respektivisht në Laizo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›