E Diel, 1 Nëntor 2026

Juglindja mbulohet nga dëbora, reshjet më të dendura në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës

“Mëngjesin e  sotëm zonat e juglindjes janë përfshirë nga dëbora”, tha gazetari Tonin Frroku.

Reshjet e  dëbore, kanë qenë më të dendura në fshatrat turistikë të Dardhë dhe Voskopojë.

Trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në aksin rrugor Shtyllë – Qafë Mashkullore, në disa segmente, ka shkuar nga 15 deri në 20 cm.

Reshje dëbore janë regjistruar gjatë orëve të fundit edhe në fshatrat e Devolli i Sipërm, si dhe në zona të tjera malore të qarkut të Korçës.

Deri në këto momente nuk raportohen probleme në qarkullim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që planifikojnë të kalojnë fundjavën në këto zona, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›