E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pranverë” në qytetin e Durrësit, koncerti i Orkestrës së Harqeve çel sezonin artistik

Orkestra e Harqeve në Durrës solli për artdashësit koncertin “Pranverë”, duke çelur sezonin artistik me një program të larmishëm muzikor.

Ky koncert shënon edhe performancën e parë të këtij formacioni, ndërsa gjatë gjithë vitit janë planifikuar 7 aktivitete të tjera për publikun nga kjo orkestër.

Drejtoresha artistike, Olta Juba, bën të ditur se kalendari artistik është edhe më i pasur ku pjesë janë edhe banda frymore dhe kori i të rinjve.

Ndërkohë, dirigjenti Gridi Kraja thekson se repertori përfshin pjesë nga kompozitorë të njohur, duke ndërthurur elemente dramatike me ato të gëzueshme, për të sjellë emocione të ndryshme tek publiku.

Koncerti “Pranverë” u prit me interes nga artdashësit durrsakë, duke premtuar një sezon të pasur artistik për qytetin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›