Jugu i Serbise perse mungon integrimi

Paqja u arrit me uljen e armeve nga e ashtuquajtura Ushtria Clirimtare per Presheve Medvegje dhe Bujanoc UCPMB dhe hyrjen e forcave serbe ne zonen e sigurise pergjate kufirit me Kosoven.
Nebojsha Coviq atehere zevendeskryeminister i Serbise dhe kryetar i Trupit koordinues per tri komunat jugore vlereson se shqiptaret shfrytezojne edhe sot me shkathtesi dobesite e sistemit serb si nje pretekst per ndarjen nga Serbia.Kur shihni ata qe jane integruar sic eshte rasti i nje kryetari te komunes qe eshte shqiptar i integruar ne institucionet e Republikes se Serbise dhe kur nje shqiptar kaq i integruar del dhe thote se jugu i Serbise duhet ti bashkangjitet kesaj apo asaj pjese atehere ju duhet te shtroni pyetjen nese ai eshte apo jo vertet i integruar vlereson Coviq.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Riza Halimi
Ndarja territoriale
Riza Halimi deputeti i vetem shqiptar ne Kuvendin e Serbise lideri i partise me te madhe shqiptare ne Lugine Partise se Veprimit Demokratik PVD dhe politikani me i moderuar nga keto hapesira kujton se marreveshja e paqes eshte nenshkruar qe te sigurohet multi-etnicitei integrimi i shqiptareve dhe krijimi i nje gjendjeje me te mire ekonomike por nga kjo eshte hequr dore me ardhjen e pasuesit te Coviqit. Kemi ardhur ne nje situate ku lajmi kryesor ishte - azilantet nga kjo hapesire romet dhe shqitaret nga Presheva Bujanoci dhe Medvegja shprehet me indinjate Riza Halimi.
Kryetari i PVD-se fajeson pushtetin ne Beograd edhe per disa kerkesa te disa politikaneve shqiptare per ndarjen territoriale te Serbise. Kjo stuhi e deklaratave per bashkimet rishikimet dhe shkembimet nuk jane vetem deklarata te lidereve lokale ne Presheve. Mendoj qe zera te njejte degjohen edhe ne nivelin qendror dhe pershtypja ime eshte se ka korrelacione te caktuara thekson Riza Halimi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nebojsha oviq
Sa kushton paqja
Coviqi eshte i mendimit se perfaqesuesit e Serbise duhet te jene shume me te pranishem ne Presheve Medvegje dhe Bujanoc. Nese nuk arrijme nje konsensus qe me forca te perbashketa te zgjidhim gjendjen e tyre ekonomike si dhe problemet e medha sociale por ato probleme sociale i vendosim ne funksion te politikes ne pergjithesi dhe politikes se konflikteve nderetnike duke trumbetuar se shqiptaret jetojne keq per shkak se serbet nuk u mundesojne te jetojne me mire atehere kjo nuk eshte korrekte vlereson Coviq.
Sipas te dhenave te Trupit koordinues paqja ne jug i ka kushtuar Serbise 675 milione euro. Parate jane investuar kryesisht ne infrastrukturen komunale. Po ashtu nga ana e organizatave te huaja donatore vleresohet se eshte investuar te pakten edhe sa gjysma e mjeteve te qeverise se Serbise kryesisht ne projekte te fushes se shendetesise dhe arsimit por edhe ne edukimin per jetese te perbashket pa konflikte.
Autor Milica Ivanoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama