Jugu i Turqisë goditet nga tërmeti 5.2 shkallësh

Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pasojë e një tërmeti 5.2 shkallësh të Rihterit, njofton Radio Evropa e Lirë.
Qendra për vëzhgim të tërmeteve, Kandili, ka raportuar se tërmet ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë të enjten në mbrëmje se banorët janë plagosur për shkak të hedhjes nga katet e larta të banesave.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja.
Kjo provincë është prekur edhe nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit.
Si pasojë e dridhjeve të mëdha në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë, nga këta tërmete u raportua të kenë vdekur më shumë se 50.000 njerëz.
Sipas Radios Evropa e Lirë
/ rtsh /