E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julian Assange do te ekstradohet ne Suedi

Britania shpall vendimin në favor të ekstradimit të themeluesit të Wikileaks drejt Suedisë. Nuk ka asnjë pengesë ligjore që themeluesi i platformës më të përfolur të internetit gjatë muajve të fundit t'i dorëzohet autoriteteve suedeze, vendosi sot drejtësia britanike. Suedia e kërkon Assange për akuza që lidhen me krime seksuale.

Urdhër-arresti suedez është lëshuar duke respektuar të gjitha ligjet, deklaroi Gjykata e Londrës. Assange, 39 vjeçar, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e thotë se ato janë të motivbuara politikisht. Avokatët e australianit pretendojnë se ai nuk do të ketë gjykim të drejtë në Suedi. Ata janë të shqetësuar edhe për mundësinë e dorëzimit të tij tek autoritetet amerikane ku sipas tyre Assange përballet dhe me dënimin me vdekje.

Kohë më parë WikiLeaks-i publikoi 300 mijë dokumenta të klasifikuara të diplomacisë amerikane. Prokurorët amerikanë janë ende duke punuar për të ngritur serinë e akuzave kundër tij për veprimin në fjalë. Avokatët e tij u shprehën të vendosur për ta apeluar vendimin e sotëm të gjykatës së Londrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›