Bisedimet Prishtine- Beograd. Edita Tahiri ne krye te delegacionit kosovar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar zëvendëskryeministren Edita Tahiri, udhëheqëse të delegacionit të Kosovës për dialogun për çështje praktike me republikën e Serbisë. “Dialogu si shtete të pavarura dhe sovrane me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë republikën e Serbisë, dhe zgjidhja e problemeve praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, është vlerë dhe standard evropian”, thuhet në një njoftim të shkurtër të qeverisës së Kosovës.
Një ditë më herët, në mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar kryeministri Thaçi shprehu gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë. Në këto bisedime sipas tij, nuk do të preket tema e statusit dhe integritetit territorial të Kosovës. Kosova është e detyruar edhe nga rezoluta e miratuar në Këshillin e Sigurimit në shtator të vitit të kaluar që të nis sa më shpejt dialogun me Serbinë për çëshjtet me interes të ndërsjelltë.
Gjithashtu Bashkimi Evropian ka kërkuar nga instituconet e Kosovës që menjëherë pas formimit të institucioneve të reja të fillojnë bisedimet me Beogradin. Këto bisedime kundërshtohen nga partia e tretë parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ndërsa dy partitë tjera vazhdojnë ta kontestojnë legjitimitetin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit që cilat u përcollën me parregullësi të shumta të konstatuara nga monitoruesit ndërkombëtarë.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 24 shkurt 2011 )