Juliana Pasha: Nuk mendoj se do fitoj unë
Ndërkohë që kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se fituesja e festivalit të Këngës në RTSH tashmë dihet që tani. Ajo do të jetë Juliana Pasha, që konkurron në kategorinë “Big” me një krijim të kompozitorit Ardit Gjebrea. E pyetur nga “Panorama” rreth zërave që qarkullojnë se dihet që tani kush e fiton çmimn e parë, dhe që do të jetë pikërisht aj Juliana ka pohuar se, “nuk mendoj kështu”. Nuk kam asnjë opinion deri tani për faktin se është ende herët, s’kam dëgjuar këngët konkurruese dhe nuk di të jap mendim”. Kënga e Pashës titullohet “Nuk di përse”. Zërat se Juliana dhe Arditi do të fitojnë këtë edicion për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong kanë filluar të qarkullojnë mes këngëtarësh, që para se të shpallej lista e krijimeve të përzgjedhura. Ndoshta dhe për faktin se Juliana, e cila ka një zë të veçantë ishte një zgjedhje me mend e Gjebreas. Juliana Pasha, ka mëse dhjetë vite karrierë dhe është ndër të paktat artiste që këndon pa problem “live”. Për vite të tëra ajo këndon muzikë blues, soul dhe pop, ndërsa ka konkurruar vazhdimisht në festivale.