E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat beqare VIP magjepsen me fustanet e sallonit të nusërisë Frida

 

Ishin vetëm dy nuset e privilegjuara të mbrëmjes, që pa pasur nevojë të martohen, panë veten para pasqyrës se si dukeshin nuse me fustanët që mbanin veshur me shkëlqimin e gurëve Svarovski. Skandinada dhe Xheni ishin dy modelet që pritën mysafirët në inaugurimin e sallonit më të ri të nuseve “Frida Xhoi&Xhei”, në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Frida, një nga estetistet e njohura për klientelën e saj VIP, dhe dy motrat e saj Elida dhe Diana kishin organizuar një pritje të ngrohtë për vajzat e reja. Protagonistet kryesore të mbrëmjes ishin vajzat e bukura të ekranit, që ende nuk kanë vënë kurorë e që kishin ardhur të zbulonin një koleksion të tërë fustanesh nusërie, nga klasikët deri dek ekstravagantët, të gjithë tendenca 2010 spanjolle. Në darkën e të ftuarve ra në sy prania e këngëtareve, modeleve, miss-eve apo vajzave që u bënë të njohura në “Big Brother”, të gjitha vajza beqare. Ato kanë parë me radhë fustanet e ekspozuar në sallon, duke imagjinuar fustanin që do u përshtatej në ceremoninë e tyre të pritshme të martesës. Rozana Radi, Çiljeta Xhilaga, Ingrid Gjoni, Silva Gunbardhi, Irsa Demneri, etj., kanë shijuar modën më të re të fustaneve të nusërisë të sugjeruar nga Frida. Po ashtu, nuk kanë munguar vajzat e “Big Brother”; Juna, Julinda, Anjeza, si dhe djemtë si Arbri e Arjoni. Vajzat e njohura të ekranit ndoshta e kanë parë këtë mbrëmje si një natë që pse jo mund t’u sillte dhe fat, që një ditë të bukur të mund të veshin fustanin e ëndërruar të nusërisë.        
Frida si ju lindi ideja për hapur një sallon nusesh?
Në fakt ne kemi katër sallone estetike dhe parukerie, dy për vajza dhe dy për djem, por mendova të hap sallonin e nuseve, pasi vajzat që i bëj unë nuse kërkojnë një mundësi më shumë për ditën e dasmës së tyre.Kështu që tani e tutje bashkë me stilimin e flokëve dhe grimin, do të gjejnë pa mundim fustanin që u shkon përshtat. Përveç kësaj mund të them se ky ka qenë pasioni im i hershëm, pasi një sallon të tillë e kam pasur ëndërr që kur linda vajzat e mia. Kjo ishte dhe arsyeja pse vendosa ta emërtoj “Frida, Xhoi &Xhei”, emrin tim dhe i dy vajzave.
Çfarë stilesh fustane nusërie mund të gjesh në koleksionin e këtij salloni?
Fustanet janë prodhime spanjolle, koleksion i vitit 2010. Ne kemi sjellë sfilatën e fundit, pasi e kemi ndjekur nga afër atje, një koleksion që nuk ka dalë ende në shitje. Janë fustane të stileve të ndryshme, nga klasikët deri tek ekstavagantët dhe me çmime shumë të arsyeshme.
Çfarë kanë të re dhe të veçantë këta fustane?
Koleksioni i ri karakterizohet nga zbukurimet me gurë svaroski dhe floriri. Gjithashtu, sipas shijeve ekstreme që mund të kenë vajzat e reja ato mund të gjejnë të gjitha llojet e fustaneve, që ndoshta i kanë fantazuar më parë; transparentë, të ngushtë, të gjerë, klasikë, modernë, apo deri tek fustane nusërie mini.
Edhe pse jemi në dimër, i keni marrë prenotimet e para? Po ndonjë vajzë VIP ka bërë plan të martohet te ju?
Po, kanë filluar prenotimet e para nga vajza të ndryshme që janë klientet e mia. Ndërkohë që kam një surprizë, që do e zbuloj më vonë.
Një nuse e 2010-ës si duhet të jetë, çfarë do u këshilloje vajzave që kanë plan të martohen?
Nuset e 2010-ës duhet të shijojnë në maksimum ditën e dasmës dhe të zgjedhin më të mirën e tyre. S’duhet të harrojnë që të jenë në modë, duke veshur fustanin tendencë që nuk mund të kuptohet pa gurët svarovski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›