Juliana Pasha, fiton festivalin RTSH-në

Fituesja i çmimit të parë të Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH shpallet këngëtarja Juliana Pasha e cila do të përfaqësojë muzikën e lehtë shqiptare në Festivalin Europian në Oslo, Norvegji. Kjo është hera e shtatë që Radiotelevizioni Shqiptar mundëson prezantimin e këngës së lehtë shqiptare në Eurosong.
Për herë të parë kjo ndodhi në vitin 2004, kur kënga me titull “Imazhi yt” e kompozitorit Edmond Zhulali u interpretua në skenën e Eurosong-ut në Turqi nga këngëtarja Anjeza Shahini. Një vit me pas në këtë festival prestigjioz Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren Ledina Celo me këngën “Nesër shkoj” e kompozitorit Adrian Hila dhe me poet Pandi Laçon.
Ne vitin 2006 këtë fat e kishte këngëtari Luis Ejlli me këngën “Zjarr e ftohtë” të Klodian Qafokut. I rikthyer në Atdhe pas shumë vite emigrimi, këngëtari Frederik Ndoci, në maj të 2007-s, shkoi në Eurosong me këngën “Balada e gurit”. Kjo këngë ka firmat e dy artisteve që shkonin për herë të dytë në Eurosong; Adrian Hila dhe Pandi Laço.
Në Eurosong-un e Beogradit në vitin 2008, shkoi këngëtarja Olta Boka me krijimin "Zemrën e lamë peng", kompozim i Adrian Hiles dhe tekst të Pandi Lacos. Këtë vit, ne Moskë Shqipëria u përfaqësua me "Me merr në ëndërr" kënduar nga Kejsi Tola, kompozim i Edmond Zhulalit me tekst të Agim Doçit. Ja dhe pikët që arritën këngëtarët:
Juliana Pasha - Nuk mundem pa ty (133 points)
Anjeza Shahini - Në pasqyrë (118 pike)
Kamela Islami - Gjëra të thjeshta (116 pike)
Pirro Çako - Një tjetër jetë (106 pike)
Flaka Krelani - Lë të bëhet çfarë të doje (99 pike)
Bojken Lako & Banda Adriatica - Love love love (98 pike)
Denisa Macaj - Aria (92 pike)
Dorina Garuci - Sekreti i dashurisë (78 pike)
Mariza Ikonomi - La, la, la (76 pike)
Rovena Dilo - Përtej kohës (69 pike)
Iris Hoxha - Zërin tim ta ndjesh (67 pike)
Erga Halilaj - Party (66 pike)
Erti Hizmo & Lindita Halimi - Nuk të dorezohem (66 pike)
Goldi Halili - Tirana Brodëay (64 pike)
Kejsi Tola - Ndonjëherë (58 pike)
Stefi & Endrri Prifti - U dogjem mrekullisht (45 pike)
Guximtar Rushani - Gëzuar (43 pike)
Era Rusi - Fjalë dhe gjunjë (41 pike)
Teuta Kurti - Mall i pashuar (19 pike)
Claudio La Regina - Ave Maria (17 pike)