Basha vlen 5 milionë

Interesimi i shumë skuadrave të Serie A italiane për futbollistin kosovar Migjen Basha, ka bërë që klubi i tij aktual, Frosinone, ta shqyrtojë seriozisht këtë mundësi.
Pas transferimit të tij tek klubi nga Serie B italiane, verën që shkoi, 22 vjeçari pati paraqitje brilante këtë sezon, të cilat nuk lanë pa iu ra në sy skuadrave të mëdha italiane si Napoli, Fiorentina, Bologna, Sampdoria, Genoa dhe Udinese.
Frosinone, e cila mban gjysmën e kartonit të futbollistit, ka vendosur për vlerën e futbollistit me nënshtetësi zvicerane.
“Duke e parë interesimin e skuadrave të Serie A për mua, Frosinone më ka vlerësuar 5 milionë euro, andaj skuadra që shpreh interesim të fuqishëm, duhet ta paguajë këtë shumë”, u shpreh Basha për Express.
Ndërkohë, ai tregon se skuadra Rimini, e cila mban gjysmën tjetër të kartonit të futbollistit, ka kërkuar 2.5 milionë, në rast të shitjes eventuale të futbollistit.
Edhe menaxheri i tij, Sergio Gabarello, javë më parë e kishte pohuar faktin se asistuesi i tij ndiqet nga skuadrat e Serie A. Edhe pse menaxheri italian kishte thënë se është vështirë se Basha mund të largohet në janar, në futboll gjithçka mund të ndodhë. As vet Basha nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë tek Frosinone deri në fund të sezonit, duke i lënë të gjitha mundësitë e hapura.
Gabarello ka shtuar se Frosinone dhe Rimini (që ndajnë pronësinë e Bashës) do ta shesin futbollistin, nëse marrin ofertë të mirë. Çmimi i tij tashmë veç dihet – topi tashmë është tek skuadrat e interesuara për të.
Migjen Basha e ka nisur karrierën si futbollist tek skuadra zvicerane, Lausanne, ndërsa ka vazhduar në Itali, fillimisht me ekipin Lucchese, pastaj huazim tek Viareggio, para se të transferohej tek Rimini, në vitin 2008.