E Diel, 1 Nëntor 2026

Julico Cesar kërkohet nga Roma

Portieri i Interit, Julio Cesar, është duke joshur interesimin e Romës.

Braziliani është lidhur me Romën si zëvendësim për Maarten Stekelenburg.

Sky Sport Italia shkruan se aktualisht portieri i parë i Romës, Stekelenburg, është jo në formë.

Holandezi ka dështuar në para-sezon gjatë metodave të reja stërvitore dhe teknike nën drejtimin e trajnerit të ri Zdenek Zeman, pjesërisht me kërkesat shtesë rreth daljeve të tij nga zona me top.

Giallorossët e shohin Cesar si një portier më të mirë, kjo falë përvojës së tij më të madhe, ndërsa kërkojnë të ndërtojnë një ekip që do të luftojë për trofe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›