Stefanoviç: Nikoliç s`ka plan për Kosovën

Borislav Stefanoviç ka thënë se presidenti serb Tomislav Nikoliç dhe Partia Përparimtare Serbe nuk kanë ndonjë plan për Kosovën.
“Prej gjashtë muajsh po flitet për një plan për Kosovën dhe unë me përgjegjësi të plotë e them se ai plan nuk ekziston fare. Gjithashtu e them me përgjegjësi të plotë se ata janë duke bërë thirrje për një konsensus i cili nuk do sjellë asgjë të re pasi ai është i njohur tashmë. Ai konsensus do të përfshinte pika si mosnjohja e pavarësisë së Kosovës e gjëra të tilla që janë të njohura për politikën serbe”, ka thënë Stefanoviç, shkruan B92.
Stefanoviç ka hedhur një varg kritikash ndaj presidentit serb lidhur me qasjen e tij ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedime si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, për të cilën gjë, Nikoliç ka shprehur gatishmëri ta kryesojë vet ekipin negociator serb