Ibra, prezantim pop-stari: Vij në një klub ëndrrash
FRANCE- Gjigand, galaktik, monumental! Janë këto epitetet e mediave franceze për Zllatan Ibrahimoviç. Blerja e fundit e Paris Sent Zhermen ka bërë që e gjithë Franca të jetë nën "shock". Në klubin e kryeqytetit ka nisur ajo që e quajnë "era Ibra", teksa pasditen e djeshme, suedezi ka dalë përpara mediave duke bërë prezantimin zyrtar. "Më falni që u vonova disa ditë, - thotë Ibra në startin e konferencës. - Vij në një skuadër ëndrrash për të bërë një koleksion kupash. Si fillim dua të falënderoj PSG-në, që e bëri të pamundurën të mundur. Jam i lumtur, më në fund jam lojtar i Parisit. Është një tjetër ëndërr që bëhet realitet. Në nivelin mediatik, transferimi im këtu ka bërë shumë bujë. Jam shumë i lumtur për shoqërinë dhe tifozët", shtoi ai. Ibra tregoi edhe momentet si nisën kontaktet me klubin francez.
"Kur drejtuesit e PSG-së folën me menaxherin tim, nuk e dija nëse do të bëhej realitet, por tashmë jam i lumtur, jam këtu për të fituar dhe për të bërë historinë e këtij klubi. Do të zbavitemi shumë duke fituar trofe", thotë suedezi. Nuk mund të mungonte një pyetje për raportet e tij me trajnerin e Milanit Alegri: "Nuk ndikoi askush që unë të vija këtu, kjo ishte zgjedhja ime. Te Milani isha i lumtur, ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe nuk dua ta lë në hije. I falënderoj të gjithë milanistët". Ibrahimoviç e thotë hapur se Seria A nuk është më kampionati i dikurshëm. "Largimi im dhe i Tiago Silvës është një humbje e madhe për futbollin italian. Seria A është më e varfër, me më pak cilësi", shprehet ai. Ndërkohë, drejtori sportiv Leonardo deklaron se me marrjen e Ibrahimoviç dhe të Tiago Silvës, merkato e Paris Sent Zhermen është e mbyllur. "Tani bëjmë pjesë në klubet e mëdha të Evropës, - tha Leonardo. - Ndjehemi krenarë, pasi sot jemimë të fortë se në të shkuarën. Është krenari që emri i Parisit të jetë përkrah klubeve të mëdha të Evropës. Ibra është një futbollist që do të na ndihmojë të rritemi, si në planin futbollistik, ashtu edhe në imazh. Marrja e tij dhe e Tiago Silvës është marrëveshja më e madhe në historinë e këtij klubi", deklaroi braziliani. "Ibra është super stari ynë, - tha presidenti Nasser Al Khelaifi. - Jemi krenarë që ai është pjesë e jona".
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)