E Diel, 1 Nëntor 2026

Julio Baptista, Liverpul përgatit ofensivën

Në fakt, për sulmuesin brazilian të gatshëm për të ndryshuar ekip,është interesuar Liverpuli që i ka bërë ekipit të Romës një ofertë prej  7-8 milionë eurosh. Tek të kuqtë Baptista do të gjente ish-shokun e skuadrës romane, Aquilanin.

Sulmuesi i Romës është në shitje prej javësh dhe ekipi roman është i detyruar të sakrifikojë për arkat e klubit; Akuilani ishte i pari. Pas heqjes nga merkaton të malazezit Vuçiniç, i larguari do të jetë një nga dyshja Baptista-Menez.

Megjithatë francezi u përdor nga Spaleti në paraeliminatoret e Ligës Europiane, duke e bërë mëse të vështirë largimin e Menez. Pas blerjes së Shnajder, Interi nuk është më i interesuar për brazilianin, duke bërë Liverpulin të vetmin që i intereson Baptista. Oferta është, koha për të diskutuar është e shkurtër. Ndaj dhe dy ditët e fundit duhet të jenë vendimtare për konkludimin e çështjes.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›