E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu rrezikon të largohet nga futbolli

Shkaku është borxhi që futbollisti ka ndaj ekipit londinez të Çelsit. Mutu i detyrohet t’i paguajë një shumë prej 17 milion eurosh ekipit të Abramoviçit.

Për këtë shkak ky i fundit e ka çuar çështjen në FIFA. Problemet për Mutu lindën në vitin 2004 kur ai  rezultoi pozitiv (përdorues kokainë). Për shkak të këtyre problemeve, karriera e Mutu është në rrezik, pasi futbollisti është shprehur se e ka të pamundur të paguajë këtë shifër. Data 31 gusht do të jetë dhe dita që FIFA do të vendosë rreth çështjes Çelsi-Mutu.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›