E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan – Inter; sonte nis futbolli i vërtetë

Rreth 1.5 miliardë teleshikues do të ndjekin sonte me emocion derbin e parë italian në një përballje gjigantësh. Eto’o-Milito kundër Nesta-Tiago Silvës, Pato-Ronaldinjo kundër Lusio-Samuel; “Mjeshtri Mourinjo” kundër të riut Leonardo. Një derbi ku s’ka asnjëherë favorit, megjithëse Milani vjen me dy pikë më shumë në tabelën e renditjes. Një fitore e kuqezinjve do t’i çonte në pesë pikë para, ndërsa një fitore e zikaltërve   vetëm një pika para Milanit.

Leonardo me shumë gjasa do të luajë me formacionin që luajti në Sienë, duke lënë Sedorf, Inzagin dhe Huntelarin në pankinë. Ndërsa Mourinjo ka disa dyshime më shumë, sidomos në mesfushë. Stankoviç mund të luajë para mbrojtjes me Muntarin pas dyshes sulmuese. Baloteli dhe i sapoardhuri Shnajder drejt pankinës.

Formacionet e mundshme:
Milan-Inter: 20.45

Milan (4-3-1-2): Storari; Zambrota, Nesta, Tiago Silva, Jankulovski; Gatuzo, Pirlo, Flamini; Ronaldinjo; Pato, Borrielo. (Roma, Favali, Abate, Ambrozini, Sedorf, Huntelar, Inzagi). Tr: Leonardo

Inter (4-3-1-2): Hulio Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Kivu; Zaneti, Stankoviç, Tiago Mota; Muntari; Milito, Eto'o . (Toldo, Santon, Kordoba, Viera, Mansini, Shnajder, Baloteli). Tr: Mourinjo

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›