Junajted, ikën Tevez, vjen Karim Benzema
Te Mançester Junajted, askush nuk është i pazëvendësueshëm. Nëse "Djajtë e Kuq" do të humbasin shërbimet e Karlos Tevez, që duket gjithmonë e më pranë largimit, drejtuesit e klubit duket se kanë gjetur zëvendësuesin ideal të argjentinasit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Lionit, Karim Benzema. Lajmi u publikua nga "Sunday Express", e cila theksonte se Junajted nuk mendon të rinovojë kontratën e huazimit për Tevez. Me paratë që do të kursehen (diçka më shumë se 30 milionë sterlina), Ferguson do të tentojë blerjen e Benzemas. Lojtari i përfaqësueses franceze kushton afro 25 milionë sterlina dhe për të interesohen shumë klube të mëdha.