Mançesteri i frikshëm, Çelsi nënshtrohet 3-0
Mançester Junajted fiton supersfidën e javës së 21-të në Premiership. Të besuarit e Aleks Ferguson nënshtruan Çelsin në "Olld Traford", duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Seria e golave është hapur nga mbrojtësi Vidiç, pas një goditjeje këndi në sekondat e fundit të pjesës së parë. Blutë ishin të pafuqishëm përballë supremacisë së vendasve, që në fraksionin e dytë të lojës shënojnë edhe me Runin e Berbatov. Me këtë rezultat, "Red Devils" ngjiten në vendin e tretë në klasifikim, e tashmë kanë pesë pikë distancë nga Liverpuli kryesues e një nga Çelsi i vendit të dytë. Junajted ka dy ndeshje më pak, me Uigan e Fulhem.