E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostarika, tërmeti shkakton 19 viktima

Po intensifikohen operacionet e shpëtimit në zonat malore të Kostarikës Qendrore, pas një tërmeti të fortë, i cili deri tani ka shkaktuar vdekjen e 19 vetëve. Mësohet se mungojnë të paktën 19 vetë, ndërkohë që janë me mijëra ata që kanë lënë shtëpitë nga frika e lëkundjeve, apo që kanë mbetur pa strehë. Nga autoritetet janë ngritur ambiente të përkohshme strehimi, ku janë sistemuar një pjesë e mirë e të prekurve nga fatkeqësia. Autoritetet kanë bërë me dije se numri i viktimave mund të shtohet me kalimin e orëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›