Junajtid 100 milione euro per te rimarre K. Ronaldon
Mancester Junajtid po mendon te beje nje oferte marramendese per te rikthyer ne Premier League lojtarin me te shtrenjte ne historine e transferimeve ne futboll Kristiano Ronaldon. Mediat ne Spanje kane nisur te spekulojne se Ser Aleks Ferguson synon ta tundoje mesfushorin portugez qe te kthehet ne Olld Traford ne stadiumin ku u shnderrua ne nje prej futbollisteve me te mire ne bote. Trajneri i Djajve te Kuq po studion nje oferte me vlere 100 milione euro ndersa 15 muaj me pare Junajtid perfitoi 94 milione euro nga shitja e 25-vjecarit. Megjithate duke pare gjendjen aktuale financiare te gjigandeve angleze qe i shtohet edhe fakti se klauzola per prishjen e kontrates se Kristiano Ronaldos eshte sa 10-fishi i ofertes ne momentin kur u transferua ne La Liga Reali i Madridit percaktoi qe klubet e interesuara per lojtarin duhej te paguanin nje miliard euro per prishjen e marreveshjes Florentino Perez nuk do te pranoje kurre ta shese mesfushorin e krahut. Sipas te gjitha gjasave arritja e nje marreveshjeje eshte e pamundur.
Interesimi i Mancester Junajtid ka lindur prej formes se dobet qe futbollisti i perfaqesueses portugeze po kalon ne kryeqytetin spanjoll. Sipas spekulimeve ne Gadishullin Iberik paraqitjet e CR7 nen nivelet e pretenduara lidhen me faktin se ai eshte i pakenaqur me rolin dhe peshen qe ka ne klubin madrilen. Nderkohe qe te gjithe presin qe Ronaldo te gjeje ritmin e duhur ne sezonin e ri pritet qe spekulimet te vazhdojne te pakten deri sa ai te gjeje me rregullsi rrugen e rrjetes dhe te shnderrohet ne lojtar vendimtar per skuadren e Zhoze Murinjos.