E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Protesta e peshengritesve Federata keqmenaxhoi fondet

Debatet Debati per perfaqesuesen kuqezi te shtanges spostohet ne komisionin e edukimit dhe medias

Debatet perpara nisjes se perfaqesueses shqiptare te peshengritjes ne Boterorin 2010 ne Antalia jane spostuar ne Komisionin e Edukimit dhe Medias. Ne mbledhjen e radhes ishin thirrur per interpelance perfaqesues te Ministrise se Sporteve ndersa theksi eshte vene ne shperndarjen pa kriter te fondeve keqmenaxhimin e parave qe MTKRS-ja shperndan ne forme granti per federata sportive dhe mungesen e llogarise. Deputeti Fidel Ylli ka folur me tona te ashpra rreth problemeve qe ka sporti shqiptar mbi te gjitha me sportistet elitare ndersa ne qender te sulmeve te tij ishte Drejtoria e Sporteve ne ministri. Perse sportistet duhet te dalin me medalje ne qafe ne mes te bulevardit. Perse ata duhet ta kene mendjen per protesta qe lidhen me kerkesat minimale dhe te mos perqendrohen te stervitja per nje aktivitet kaq te rendesishem si Boterori i Peshengritjes. Perse nuk kane siguracione apo kane pakenaqesi per trajtimin ushqimor deklaroi Ylli i cili ka qene shefi i delegacionit shqiptar ne Lojerat Olimpike Pekin 2008. Drejtoria e Sporteve ne MTKRS i shperndan fondet dhe i realizon projektet duke ndjekur nje politike te tille do te realizojme kete projekt por nese do te me marresh dhe mua. Ku eshte Elis Guri I treti ne bote na ka ikur. Iku edhe Sait Prizreni sepse Federata e Mundjes ka dy koka.

Pas ketyre akuzave drejtoresha e pergjithshme e sporteve ne MTKRS Migena Reci eshte kunderpergjigjur Zoti Ylli e di mire se protesta e peshengritesve perpara Kryeministrise nuk kishte lidhje me trajtimet ushqimore apo me shperblimet por ajo u be me synimin per te larguar presidentin e Federates se Peshengritjes Esat Ademi. Zv.ministri Bajaziti nderhyri duke thene se detyra e ministrise eshte te jape grantin ndersa jane perfaqesuesit e ketij institucioni qe kontrolloje shperndarjen e fondeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›