Daniel Godelli i 4-i ne baterine B
Vazhdon paraqitja e dobet e peshengritesve shqiptare ne Boterorin 2010 qe po zhvillohet ne Turqi. Pas deshtimit te femrave te shtanges stafeta per rezultate zhgenjyese ne Antalia i ka kaluar meshkujve. Gjate dites se djeshme ne pedane kane hipur Daniel Godelli dhe Briken Calja te cilet kane konkurruar ne peshen 69 kg. Megjithate te dy kuqezinjte garuan ne baterine B duke mos pretenduar per te fituar medalje ne kete aktivitet. Paraqitja me e mire ishte ajo e Godellit i cili u rendit i treti ne stilin e shtytjes me 177 kg te ngritura 140 kg ne shkeputje ndersa ne dygaresh ai u pozicionua i 4 me 317 kg ne total. Dukshem me e dobet paraqitja e Caljas i cili eshte renditur i shtati ne shkeputje me 140 kg i dhjeti ne shtytje me 167 kg dhe i 7 ne dygaresh pasi ne total ka ngritur 307 kg.