Juncker përkrahet nga Berlini për president të BE-së?
Kryetari i parlamentit të Gjermanisë, aleat i kancelares Angela Merkel, mbështetë kryeministrin e Luksemburgut, Jean Claude Juncker, për funksionin e presidentit të BE-së.
Nëse kriteret për zgjedhjen e presidentit të BE-së janë përvoja, reputacioni dhe profili, atëherë nuk kemi nevojë të kërkojmë më tutje, ngase askush nuk përmbush këto kushte më mirë se Jean Claude Juncker, tha Norbert Lammer në intervistën dhënë gazetës FAZ.
Lammert, i cili zyrtarisht është njeriu numër dy në Gjermani, theksoi se fakti se Juncker nuk vjen nga shtetet më të fuqishme anëtare të BE-së shkon në favor të tij.
Ishte ky komenti i parë zyrtar i Berlinit për atë se kush mund të emërohet president i unionit, funksion ky i cili është krijuar nga Traktati i Lisbonës.
Udhëheqësit e BE-së pritet që për mbulimin e funksionit të presidentit të vendosin në samitin e tyre, i cili zhvillohet më 19 nëntor në Bruksel.
Si kandidatë tjerë për president konsiderohen edhe kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, kryeministri i Holandës, Jan Peter Balenende dhe ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair.