Obama e vlerëson Azinë partnere të barabartë
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, vazhdoi misionin e tij për ta përmirësuar reputacionin e vendit të tij në arenën ndërkombëtare, duke ju thënë aziatikëve se ai është i vendosur që ti angazhojë ata si partnerë të barabartë në fushën e ekonomisë, diplomacisë dhe të sigurisë.
Në fjalimin që mbajti sot, ai foli për çështje të shumta, me çrast theksoi se SHBA-ja është shtet i Paqësorit. Azia dhe SHBA-ja nuk janë të ndarë nga ky oqean i madh, ai në të vërtetë na lidhë, tha Obama.
Përderisa ofroi shumë pak specifika, në lidhje me çështjet e rëndësishme, siç është tregtia, Obama lavdëroi Kinën, e cila së shpejti pritet që ta tejkalojë Japoninë si ekonomia e dytë më e fuqishme në botë, duke e cilësuar Pekinin si një motor të ekonomisë.
Ne mirëpresim përpjekjet e Kinës për të luajtur një rol më të madh në botë, tha Obama, gjatë fjalimit që mbajti në Tokio, para 1500 mysafirëve të ftuar.
Obama ja tërhoqi vërejtjen edhe Koresë së Veriut, duke theksuar se SHBA-ja dhe partnerët e saj në Azi nuk do të frikësohen nga testet bërthamore dhe raketore të regjimit të izoluar komunist në Phenian.
Sidoqoftë, ai theksoi se dera për daljen e Phenianit nga izolimi i thellë mbetet e hapur, nëse ky vend i jep fund prodhimit të armëve bërthamore dhe nëse shkatërron armët bërthamore, të cilat besohen se gjenden tashmë në arsenalin e këtij shteti.
Duhet të jetë e qartë se nga shpie ky shteg. Ne do të vazhdojmë që të dërgojmë porosi të fuqishme nëpërmjet aksioneve tona, e jo vetëm nëpërmjet fjalëve: refuzimi i Koresë së Veriut për të përmbushur obligimet e veta ndërkombëtare do ta përkeqësojë situatën e sigurisë dhe nuk do ta forcojë atë, tha Obama.
Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja do të punojë, për të forcuar aleancat e veta në Azi, siç janë aleancat me Korenë e Jugut dhe Japoninë, se do të vendosë aleanca të reja, me shtetet siç janë Kina dhe Indonezia.
Përderisa pjesa më e madhe e analistëve në Azi lavdëruan fjalimin e Obamës në Tokio, Takehiko Yamamoto, profesor në Universitetin Vaseda në Tokio, ja tërhoqi vërejtjen Obamës se nuk duhet të harrojë sfidën, të cilën e paraqet Kina për sigurinë e SHBA-së dhe të Japonisë.
Washingtoni pret shumë nga lidhjet më të ngushta me Kinën. Por kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, Kina është brengë e madhe dhe faktor destabilizues për aleancën mes SHBA-së dhe Japonisë, tha Yamamoto.
Pas drekës që pati me perandorin e Japonisë, Obama u nis për në Singapor, ku do të marrë pjesë në takimin APEC-ut dhe ku do të zhvillojë një takim bilateral edhe me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedevin.