E Diel, 1 Nëntor 2026

Khalid Mohammed mund të dënohen me vdekje

Ideatori i dyshuar të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe katër bashkëpunëtorët e tij tjerë të akuzuar do të gjykohen para një gjykate civile, e cila gjendet në afërsi të vendit, ku dikur kanë qëndruar kullat binjake, ka kumtuar qeveria amerikane.

Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder, theksoi se prokurorët do të kërkojnë dënimin me vdekje për Khalid Sheikh Mohammedin dhe katër të akuzuarit tjerë, të cilët aktualisht po mbahen në burgun në Guantanamo, por të cilët do të dërgohen në New York para fillimit të procesit kundër tyre.

Pas tetë vjet zvarritje, përgjegjësit e dyshuar për sulmet e 11 shtatorit më në fund do të përballen me drejtësinë. Ata do të sillen në New York, për tu përgjigjur për krimet e tyre të dyshuara, në gjykatën, e cila gjendet afër vendit, ku dikur kanë qëndruar kullat binjake, tha Holder.

Prefekti i Neë Yorkut, Michael Bloomberg, theksoi se ai e mbështetë vendimin që procesi të zhvillohet në New York, pasi që ky qytet ka vuajtur më së shumti pas sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›