E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia e Kosova së shpejti pa ndërmjetësues

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se Serbia dhe Kosova së shpejti do të fillojnë të komunikojnë direkt, pa ndërmjetësues për të zgjidhin problemet e tyre.

Për këtë ai ka theksuar se kanë në mes zotimin e Përfaqësueses së lartë për politikë të Jashtme, Cathrine Ashton se do te vazhdoj të mbetet ndihmues në bisedimet e dy qeverive derisa të sheh se kjo po shpie diku dhe po jep rezultate.

“Të dy kryeministrat ishin të etur për të ndryshuar këtë ‘status quo’ e cila është negative për Kosovën dhe Serbinë dhe përfundimisht jo e mirë për njerëzit sidomos ata që jetojnë në veri. Kështu që të dy liderët e kapën momentin dhe treguan pak lidership. Dhe tani kur flasim për raundin tretë të takimit ne po shohim disa rezultate”, ka thënë Zhbogar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›