Junker optimist për dhënien e fondit të Greqisë

Kreu i eurozonës, Zhan Klod Junker, tha se ishte "mjaft optimist", për lëvrimin nga mesi i dhjetorit të një fondi prej 8-miliardë eurosh për të cilin Greqia ka nevojë.
Pas takimit që pati me kryeminstrin e Greqisë, Lukas Papademos, ai theksoi së është optimist se eurozona do t`i japë një përgjigje positive Greqisë sa i përket dhënies së fondit.
Junker njoftoi se vendimi do të merret nga eurogrupi në takimin e 29 nëntorit në Bruksel.
Pas bisedimeve të hënën në Bruksel me zyrtarë evropian, Papademos tha se ishte në duart e udhëheqsve politikë grekë, të japin garancinë e shkruar që kërkon BE dhe FMN.
“Nuk ishte parashikuar që Papademos do të kishte një letër në xhepin e tij. Por ne do të kemi një angazhim të nënshkruar nga qeveria greke përpara takimit të ardhshëm të eurogrupit” ka theksuar Zhan Klod Junker.