E Diel, 1 Nëntor 2026

Korea Jugore, parlamenti ratifikon marrëveshjen tregëtare

Parlamenti koreano -jugor ka ratifikuar një marëveshje të tregëtisë së lirë me SHBA-në, pas disa vitesh diskutimesh dhe debatesh për këtë çështje. Anëtarë të partisë qeverisëse, Partisë së madhe Kombëtare, e cila ka mazhorancën, bëri që të votohej marëveshja. Pjesa më e madhe e deputetëve abstenuan.

Njëri prej tyre ka hedhur gaz lotsjellës para se të zhvillohej votimi, ndërsa të tjerë kanë fërshellyer apo edhe qeshur, kur u miratua ratifikimi. Kongresi amerikan e ratifikoi marëveshjen muajin e kaluar dhe tashmë është kthyer në ligj. Bëhet fjalë për një marëveshjen më të madhe amerikane të tregëtisë se lirë që pas marëveshjes së tregëtisë së lirë të Amerikës së Veriut me kanadanë dhe meksikën në 1994.

Marëveshja , fillimisht aprovuar në 2007, u ratifikua përgjatë një sesioni parlamentar mjaft te tensionuar dhe të trazuar. "Ne vendosëm të hedhim në votim në parlament, pasi ishte e pamundur të arrinim një kompromis me opozitën- thanë përfaqësues të partisë në pushtet. Pritet qe marëveshja të rrisë eksportet amerikane në ekonominë aziatike me rreth 10 miliardë dollarë. Por fermerët e Koresë së Jugut dhe punëtorët e kundërshtojnë marëveshjen pasi sipas tyre, ajo favorizon punëtorët amerikanë.

Protestat janë zhvilluar edhe jashtë selisë së parlamentit edhe gjatë kohës që marëveshja kaloi. Disa nga anëtarët e forcave të sigurisë janë parë nëpërmejt pamjeve të transmetuara duke u përpjekur të mbrojnë kreun e kuvendit ndërsa të tejrë duke pastruar ambientin. Deputeti i opozitës që krijoi këtë situatë , është nxjerrë jashtë nga forcat e sigurisë, ndësa thërriste që ta lëshonin. Opozitarët thanë se mareveshja ishte e pavlefshme dhe se qeveria duhet të mbajë përgjegjësinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›