E Diel, 1 Nëntor 2026

Thatësira pakëson ndjeshëm Drinin

Sipas burimeve zyrtare, konsumi ditor i energjisë ka arritur në 23,5 milionë kwh, një nivel i lartë teksa ende nuk ka hyrë mirë dimri.

"HEC-et prodhojnë për shkak të thatësirës vetëm 7-8 milionë kwh/ditë, ndaj KESH po importon në ditë 16,5 milionë kwh, sasi që blihet shtrenjtë, pasi rajoni ndodhet nën thatësirën e pazakontë", tha për mediat drejtori i KESH-it, Engjël Zeqo.

Ai shtoi se ujërat në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin është 7 herë më e ulët se mesatarja vjetore. Më tej, Zeqo tha se do të vijojë importimi i energjisë elektrike për të përballuar nevojat e konsumatorëve. /Start/

                                                                                             2011-11-22 14:35
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›