Jupp Heynckes i kenaqur nga nga paraqitja e Bayern
Edhe një trajner që i fsheh emocionet nuk mund të qëndronte indiferent.
Jupp Heynckes ka qenë dukshëm i kënaqur pas fitores 3-1 në fushën e Arsenalit.
“Realizuam tre gola në një ndeshje jashtë fushe dhe kjo është diçka mjaft e mirë. Treguam formë të mirë, edhe pse Arsenali na lejoi hapësira në mbrojtje. Jemi të kënaqur që fituam”.
Edhe pse çerekfinalet duken të siguruara, te Bayerni premtojnë impenjim për sfidën e kthimit pas tre javësh.
“Arsenali është një skuadër shumë e mirë dhe ne do vazhdojmë ti vlerësojmë maksimalisht. Nuk mund t’ia lejosh vetes ta nënvlerësosh kundërshtarin. Për të qenë në çerekfinale duhet ta marrim seriozisht ndeshjen e kthimit”.
Zhgënjimi te Arsenali nuk mungon. Pas lotëve gjatë ndeshjes, Ëenger duket i dorëzuar.
“Luajtëm kundër një skuadre që në pjesën e parë shfrytëzoi çdo shans që krijoi. E nisëm mirë ndeshjen, por ishim nervozë. Nuk duhet ta fshehim të vërtetën: përmbysja do të jetë shumë e vështirë përballë një rivali me kaq kualitet”.
Arsenali ka fituar vetëm një nga 5 përballjet në Champions me Bayern Munich, ndërsa në sezonin 2004-2005 ata u eliminuan nga gjermanët pikërisht në fazën e 1/8-ave.