E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jurgen Klinsman largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

Jurgen Klinsman vendosi të mos të vazhdojë më të jetë trajneri i Gjermanisë pas dy vitesh në drejtimin e ekipit Kombëtar.
"Më vjen keq për vendimin e tij, por ne nuk na mbetet gjë tjetër ta pranojmë atë", - u shpreh Gerhard Majer-Forfelder, bashkëpresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit.
Sot do të zhvillohet një konferencë shtypi në Frankfurt për të konfirmuar largimin e Klinsmanit dhe zëvendësimin e tij të mundshëm nga Joakim Lëv is trajneri i ri Gjermanisë.
Lëv ishte asisteni i Klinsmani në Kupën e Botë, ku Gjermania përfundoi në vendin e tretë, pas mundjes së Portugalisë 3-1.
Klinsmanit, që jëton në Kaliforninë e Jugut, i ishte kërkuar nga federata të vazhdonte në krye të Kombëtares pas suksesit të vendit të tretë që arriti Gjermania në Botëror.
Të 23 lojtarët e skuadrës së Gjermanisë në Kupën e Botës dhe 93%e publikut të intervistuar, dhe madje disa nga krititikët më të ashpër dëshironin që ai të vazhdonte në udhëheqjen e "Mannschaft".
Gjermania do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Suedinë më 16 gusht, përpara fillimit të fushatës kualifikuese të Euro 2008 që startin në muajin shtator.
Kontrata e Klinsmanit me Federatën Gjermane përfundoi ditën e diel. Lajmet nga SHBA raportuan se atij i ishte ofruar një kontratë luksoze nga Shtetet e Bashkuara, por Klinsman kishte pohuar se nuk ishte i interesuar të drejtonte një tjetër ekip Kombëtar.
Pas humbjes së Gjermanisë në gjysmëfinale me Italië, Klinsman pohoi se i duhet të fliste me bashkëshorten e tij përpara së të vendoste për të drejtuar Gjermaninë edhe në kualifikueset e EURO 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›