Statistika/ Dështimet dhe sukseset ndërkombëtare të Dinamos

Dinamo në tre sezonet e fundit në kompeticionet ndërkombëtare nuk e ka kaluar raundin e parë, ndërkohë që e ka bërë këtë në edicionin 2002-2003 në Ligën e Kampioneve
Kupa Intertoto
Në edicionin 2005-2006, në turin e parë të Kupës Intertoto, ekipi i drejtuar nga trajneri argjentinas Ramon Kabrero nuk mundi të kalonte skuadrën kroate, NK Varteks i Varazhdinit. Dinamo fitoi 2-1 në Tiranë dhe u mund 3-1 në Varazhdin
Kupa UEFA
Në ndeshjet paraardhëse në Kupën UEFA, edicionin 2004-2005, Dinamo është eliminuar nga Otelul Galaci i Rumanisë me rezultatet të pabesueshme, kur humbi në Bukuresht 4-0 dhe në "Qemal Stafa" me një tjetër rezultat të thellë 4-1. Në edicionin 2003-2004 Dinamo u elminuan nga ekipi belg Lokeren me dy humbje 4-0 në Tiranë dhe 3-1 në Belgjikë.
Liga e Kampioneve
Ekipi blu ka arritur suksesin e kalimit të një turi në edicion 2002-2003 të Ligës së Kampioeneve e arriti me kampionen e Lituanisë, FBK Kaunas. Dinamo fitoi 3-2 në Riga dhe barazoi 0-0 në Tiranë. Në turin e dytë blutë dështuan përballë kampiones së Danimarkës, Brondby duke humbur në Tiranë 4-0 dhe 1-0 në Kopenhagen.
Dash Frashëri