E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve/ Rezultatet e ndeshjeve të para

Në tëtë shtatë ndeshjet e ditës së sotme janë arritur dy fitore nga ekipet vendase, katër fitore nga ekipet udhëtuse dhe një barazim 0-0 midis ekipit armen Pyunik Jerevan me moldavët e Sherif.
Bie në sy fitorja e kampiones së Sllovenisë, Nova Gorica, që mposhti në transfertë ekipin irlandezoverior të Linfildit 3-1.
Kampionia e Maltës, Birkirkara u mund 3-0 në shtëpi nga kampionia e Ishujve Faroe, Torshvan. Duhet të kujtojmë se Birkirkara ëhstë ndeshur me Partizanin në Kupën UEFA dhe është eliminuar nga ekipi i Sulejman Memës (humbi 4-2 në Tiranë dhe fitoi 2-1 në La Valleta).

Rezultatet e ndeshjeve te sotme
1.KS Elbasani (Shqipëri)-FK Ekranas (Lituani) 1-0
2.FC TVMK Talin (Estoni)-FH Hafnarfjordur (Islandë) 2-3
3.FC Sioni Bolnisi (Gjeorgji)-FK Baku (Azerbajxhan) 2-0
4.F91 Dudelanxh (Luksemburg)-FK Rabotnicki (Maqedoni) 0-1
5.Birkirkara (Maltë)-B36 Torshavn (Ishujt Faroe) 0-3
6.Linfild FC (Irlandë V.)-NK Gorica (Slloveni) 1-3
7.FC Pjunik (Armeni)-FC Sherif (Moldove) 0-0

Nesër do të luhen
1.FHK Liepajas Metalurgs (Letoni)- FK Aktobe (Kazakistan)
2.Milikosken Palo 47 (Finlande)-Nju Seints (Uells)
3.Kork Siti FC (Irlande)-Apolon Limasol FC (Qipro)
4.FC Shakhtjor Soligorsk (Bjellorusi)-NK Shiroki Brijeg (Bosnje)
5.Linfild FC (Irlande V.)-NK Gorica (Slloveni)

Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›