Jurgen Klisman shkarkohet zyrtarisht nga Bajerni i Munihut
Munih - Jurgen Klisman shkarkohet zyrtarisht nga drejtimi i Bajernit të Munihut. Ky fakt konfirmohet edhe në faqen zyrtare të klubit bavarez, ku thuhet se vendimi është marrë me miratimin e bordit, duke u konsoliduar edhe me Rumenigen, Hënesin dhe Hofnerin.
Jap Hejnkes dhe Herman Gerland do të jenë drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë në këto ndeshje të mbetura nga përfundimi i kampionatit. Bajerni i Munihut ndodhet në vendin e tretë, me vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Volfsburgut dhe një më pak se Herta e vendit të dytë.