E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Subvencion fermerëve

VlorëKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është ndalur në Vlorë, ku ka zhvilluar takime me banorët e zonës së komunës Kotë, në Lumin e Vlorës. Meta nënvizoi se LSI do të marrë përsipër që të përmirësojë jetën e banorëve të zonave rurale, nëpërmjet rimëkëmbjes së bujqësisë, pasi vetë bujqësia është në krizë. Dhe kjo-sipas Metës- do realizohet përmes një programi, që mbështetet te zhvillimi i bujqësisë që nga subvencionimi i inputeve bujqësore në masën 25 për qind, për të vazhduar me subvencionimin e prodhimeve përmes parimit “kush prodhon më shumë, të subvencionohet më shumë.” “Gjithashtu ne do të nxisim edhe ngritjen e qendrave të prodhimit si dhe krijimin e industrisë agropërpunuese”- u shpreh kreu i LSI.

Duke vazhduar më tej, Meta tha se bujqësia sot është në krizë, jo vetëm për mospërkrahje nga shteti, por edhe sepse secili prodhon aq sa mundet dhe sipas ideve të tij. Edhe farërat janë të skaduara dhe nuk mund të ketë prodhim të garantuar. Në programin tonë për rimëkëmbjen e bujqësisë, synohet që deri në vitin 2010 të dyfishohen investimet për bujqësinë duke krijuar perspektivë si dhe duke siguruar projekte afatgjatë që do të ndryshojë edhe raportin e importeve dhe eksporteve të produkteve bujqësore, duke synuar rritjen e prodhimit të vendit dhe si rrjedhojë rritjen e eksporteve.

Më pas duke folur për përkrahjen e LSI ndaj individëve të moshës së tretë, Meta tha se LSI është e vetmja forcë politike, që mendoi për pensionistët në të gjithë vendin duke hartuar edhe një projektligj nëpërmjet të cilit garantohet mbështetje dhe shërbim për moshën e tretë, i cili nuk u miratua nga ky parlament dhe Qeveria Berisha. Ne garantojmë që me fitoren e LSI në 28 Qershor, ky projektligj do të kthehet në ligj, së pari për t’i ofruar shërbim falas të gjithë pensionistëve dhe së dyti për rimbursimin e plotë të ilaçeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›