E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Beogradit, marrëdhënie me Kosovën

Shkup-Ish-kryeparlamentari i Maqedonisë, Lubisha Georgievski në muajin maj do të fillojë detyrën e re si ambasador i Maqedonisë në Serbi. Ndërkohë, sipas burimeve të agjencisë së lajmeve INA pas këtij akti pritet vendosja e marrëdhënieve diplomatike edhe me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç tashmë e ka nënshkruar agremanin për ambasadorin Lubisha Gjeorgjievski.

Sipas procedurave ligjore, presidenti Branko Cërvenkovski deri në ditën e fundit të mandatit të tij – 12 maj, ka të drejtë ta nënshkruaj dekretin.

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç më shtatë maj do ta vizitojë Maqedoninë, vizitë e cila thuhet se do ti normalizojë marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Tashmë gjashtë muaj Maqedonia nuk ka ambasador në Serbi, pas largimit të ambasadorit Aleksandar Vasilevski më 10 tetor të vitit të kaluar, kur Shkupi njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, pas rivendosjes së lidhjeve diplomatike me Serbinë, sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve INA ka fundi i muajit maj dhe fillimi i muajit qershor të këtij viti do të vendosen marrëdhëniet diplomatike edhe me shtetin e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se janë në pritje të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shkupin, edhe pse kanë kaluar afër gjashtë muaj kur Maqedonia njohu shtetin e Kosovës. Kjo është theksuar për agjencinë e lajmeve “INA” nga këshilltarja e lartë e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Albana Beqiri.

“Kosova është e interesuar për marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe Maqedoninë. Ministria e Jashtme e Kosovës i ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka parashtruar kërkesën për hapjen e ambasadës edhe në Maqedoni këtë kërkesë duhet ta dekretoj presidenti i Kosovës”, ka theksuar Beqiri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›