E Diel, 1 Nëntor 2026

Jurgen Klop nuk do te largohet nga Dortmundi

Trajneri Jurgen Klop nuk do të largohet nga Borusia e Dortmundit as sezonin e ardhshëm.
Trajneri gjerman thotë se është i nderuar që e krahasojnë me Zhoze Murinjon dhe e cilësojnë si kandidat për stolin e Realit, por është i prerë për të ardhmen.
Dortmundi do të luajë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Realit mesjavën e ardhshme dhe trajneri gjerman mendon se spanjollët do të jenë më të fortë tani sesa në ndeshjet e grupeve.
Pikërisht në ndeshjet e grupit, Dortmundi mori një fitore dhe një barazim me Realin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›