E Enjte, 5 Nëntor 2026

Juri Kim takon kreun e KLP, Fredi Balla: Thelbësore që ky organ të funksionojë me integritet dhe transparencë!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e ri të KLP, Fredi Balla.

Në një postim në rrjete sociale, Kim shprehet se është thelbësore që ky organ të funksionojë me integritet dhe transparencë, për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve.

“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që HPC të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi”, shkruan Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›