Mediu: Presidenti i ri duhet të zgjidhet me konsensus dhe jo me ndarje politike!

Kryetari i grupit Parlamentar “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu tha se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet me koncensus dhe jo me ndarje politike.
“Presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm Kushtetues. Kushtetuta e Republikës përcakton rolin dhe përzgjedhjen e Presidentit. Ai përfaqëson unitetin e popullit. Duhet një President mbi palët politike. Ky nen përcakton qartësisht për zgjedhjen me konsensus të Presidentit. Zgjedhja me shumicë të thjeshtë përcaktohet si nevojë për të shmangur krizat politike. Procesi duhet të synojë koncensusin e jo ndarjen politike, tha ai.
Mediu propozoi se opozita duhet të të negociojë si një trup i vetëm gjatë përzgjedhjes së presidentit.
“Nisur nga sa më sipër, në emër të grupit Aleanca për Ndryshim, propozoj që opozita duhet të sigurojë një proces konsensual.Duhet të negociojë si një trupe e vetme. Kjo ka qenë edhe praktika qe kemi ndjekur në vitin 2002 e 2007. Në këto negociata të përcaktohen kriteret. Propozimi dhe përzgjedhja nga fusha e politikës dhe akademike do të jetë një nisje e mirë për negociatat. Duhet garantuar një proces serioz dhe të shmangë një proces qesharak që dëmton rolin e Presidentit dhe funksionit Kushtetutës”, tha Mediu.
/rtsh.al/