Juridik, shtyhet sezoni i provimeve
Sezoni i provimeve do te shtyhet. Keshtu kane vendosur drejtuesit e Fakultetit te Drejtesise. Kjo, per arsye se deri tani leksionet nuk jane asimiluar si duhet nga studentet per shkak te kaosit qe i perfshiu nga "pushimet" si dhe transferimi ne godina te tjere, te papershtatshme per ta. Keshtu, dekani i ketij fakulteti Skender Kacupi shprehet se sezoni per studentet e Juridikut, nuk do te jete ne te njejten periudhe qe eshte bere per dekada me radhe. "Ai do te shtyhet per shkak se duhet t'i mesojne mire edhe ato tema qe nuk i kane arritur dot, prej transferimeve sa ne nje godine, ne nje tjeter", tha Kacupi. Ai ka shpjeguar gjithashtu, se sezoni mendohet per momentin se do te shtyhet rreth dy jave, pasi mesimet e tjera po merren gjate fundjaves, pra cdo te shtune dhe te diel. Megjithate nese keto mjedise i zene studentet me kohe te plote, mbetet ende enigme se kur do ta zhvillojne procesin mesimor studentet qe kane fituar te drejten e studimeve me kohe te pjesshme. Duket se procesi mesimor po zhvillohet "sa per te thene", pasi as nuk merren mungesa dhe as jepen leksionet si duhet. Studentet pohojne se mesojne 3-4 grupe ne te njejten salle, duke u perballur keshtu me nje mbingarkese mjaft te madhe. Me gjithe deshiren e mire per t'iu perkushtuar studimeve ata ndihen te demoralizuar tashme, si dhe te rraskapitur nga oraret dhe godinat e ndryshme ku kryejne procesin mesimor. E gjitha kjo situate erdhi per shkak te rrezikut se godina e Fakultetit te Drejtesise mund te shembej. Muret e cara dhe "barku" qe kishte krijuar tavani dhe dyshemeja alarmuan stafin pedagogjik dhe studentet. Pak dite me pare, ekspertet konkluduan se jeta e studenteve eshte ne rrezik dhe se ky rrezik duhet parandaluar. Relacioni i tyre, rekomandon ndalimin kategorik te kthimit te studenteve ne keto ambiente. Megjithate, ekspertet do te vazhdojne me studimin e metejshem te gjendjes se godines, per te pare nese ajo duhet shembur teresisht. Gati dy vjet qe pas shenjave te para te plasaritjeve, ato jane thelluar edhe me, gje qe tregon se tavani nuk eshte i sigurt dhe carjet vazhdojne te avancojne. Ekspertet e Inxhinierise se Ndertimit kane konkluduar se shkak per kete gje, jane bere kolonat mbajtese te shteses se Shkencave Sociale, te cilat kane demtuar themelet e godines ekzistuese. Pikerisht per kete arsye, ata kane bere matje te vazhdueshme dhe ne tre auditoret me te demtuara te katit te pare, ata kane vene mates xhami, nje pjese e te cileve jane thyer. Sipas tyre, kjo tregon se nuk behet fjale per stabilizim te shteses se re, por per nje demtim te themeleve te godines ekzistuese, e cila vazhdon te jete e paqendrueshme, duke i thelluar edhe me carjet.
Transferimi
Studentet jane cakorduar se tepermi, nga fakti se leksionet dhe seminaret i bejne ne ambiente te ndryshme dhe ne orare te papershtatshme. Keshtu, leksionet zhvillohen te Kinoklubi i QS, seminaret te gjimnazi "Petro Nini", si dhe te fakulteti i Gjeologji-Minierave.
Shembja
Ne raportin e eksperteve inxhiniere, eshte theksuar se godina e Drejtesise eshte e pabanueshme. Sipas tyre, mjafton vetem nje lekundje e vogel sizmike, qe gjithcka te perfundoje me tragjedi, nese studentet vendosen serish ne keto godina, ndaj ata jane evakuuar.
2 Vjet Me pare kane nisur carjet dhe plasaritjet e para ne auditoret e godines se fakultetit te Drejtesise. Megjithate, probleme ka pasur edhe ne tavanin dhe dyshemene e tyre, te cilat kane leshuar "bark" duke shtuar ne kete menyre rrezikun e mundshem per te rinjte.